‘Në kurthin e Piter Panit’, Nikolla fëmija i jashtëzakonshëm që reciton përmendësh 3000 vargje të Fishtës

Mes shumë fëmijëve të spikatur, në edicionin e tretë të Piter Panit, është edhe Nikolla, një vogëlush i cili, kur ishte vetëm 4 vjeç, në vend që të mahnitej nga celulari apo lodrat e ndryshme, u mahnit një ditë nga dikush që pa në televizor duke recituar vargje nga “Lahuta e Malcis”.

 

Pas këtij momenti, ai i kërkoi të atit t’i blinte një libër: “Dhe çfarë i kërkove ti babit të të blinte?, – e pyeti Alketa Nikollën.

 

Ai tha se i ati i bëri dhuratë librin e Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcis”, të cilin më pas e lexoi dhe mësoi përmendësh më shumë se 3000 vargje.

 

Nikolla nis të recitojë disa vargje nga Fishta dhe aty për aty, i shpall sfidë të hapur Elisa Spiropalit, e cila, provon veten përballë tij me vargjet e Nolit “Anës lumenjve”.

 

Nikolla është një model që na tregon të gjithëve sa shumë duhet ta duam gjuhën shqipe dhe vargjet e autorëve tanë, sa shumë frymëzim e dashuri përcjellin shkronjat dhe letrat në gjuhën mëmë.

 

Edhe pse gjuhët e tjera, çdo ditë e më shumë fitojnë terren, fëmijë si Nikolla zgjojnë dëshirën dhe atdhedashurinë tek të gjithë ne.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...