Harrojeni dashurinë deri në qershor, kjo shenjë e Horoskopit s’do t’i ketë mirë punët e zemrës

Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë.

 

Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës.

 

Living mund t’ju thyejë zemrën me këtë artikull, mirëpo nuk kemi ç’bëjmë..më poshtë do të njiheni me shenjën me më pak fat në dashuri për 6-mujorin e parë të 2020-s.

 

Binjakët

Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, fatkeqësisht ose jo, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë.

 

Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin a partneren.

 

Shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirë e tij që e dëshiron aq shumë.

 

Udhëhiqet gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Kjo gjë i tremb partnerët e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...