Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Profesioni i tij ishte rrobaqepës i talentuem, duar artë. Ai shkriu energjit e veta qysh 16 vjeç me serenatat e tija melodioze duke këndue netëve me hanë nën balkonet me vazo lulesh të vajzave të bukura shkodrane. Biku ka vlerësimin ma të madh nga populli i Shkodrës.
Ajo që e ban Bikun njeri të madh ashtë se nuk vuante për lavdërime sepse vetë zani, kontributet e tij prej 70 vjet me kangë janë treguesi i madhështisë tij si kangtar i dy shekujve të asaj XX dhe asaj XXI. Biku i këndoi popullit shkodran, ato kangë që përbajnë thesarin e kangës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës. Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX.
Biku, e kreu gjimnazin në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.










