Nuk shpërtheu se u fik fitili, fati shpëtoi makinën e Suad Licit

Atentati me eksploziv kundër administratorit të Vllaznisë Suad Lici dështoi se u fik fitili. Burime nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që e kanë vendosur autorët,

por është djegur vetëm një pjesë e tij dhe është fikur duke bërë që zjarri të mos të depërtojë deri tek natribani ku ishte e mbështjellë lënda plasëse. Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë,

ndërsa administratori e konstatoi pakon vetëm në mëngjes kur doli nga shtëpia për të hipur në ‘Benz’. Ekspertët e xhenios rreth orës 12:00 mbërritën në vendin e ngjarjes në Shkodër për të kontrolluar pakon.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja theksoi se nuk u krye në vendin e ngjarjes shpërthimi i kontrolluar i pakos nga ekspertët e xhenios, pasi do të analizohet në laborator, ndërsa po hetohet për gjurmët e mundshme të gishtave të autorëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...