Pas deklaratës së dëshmitarit për aksidentin, reagon e befasuar Ilda Bejleri, lutet duke thënë: Paska ende njerëz të ndershëm!

238

Pas deklaratës së një dëshmitari okular, ka ardhur reagimi i Ilda Bejlerit për ngjarjen e shumë përfolur të këtyre ditëve, që ende nuk dihet nëse është aksident apo jo. Në një status në Instastory, Bejleri ka publikuar dëshminë që ka dhënë personi në fjalë, i cili është shprehur se gruaja që pretendon se është aksidentuar nga Bejleri, Enriketa Gjuzi, po gënjen.

 

E befasuar nga kjo intervistë, moderatorja ka vënë një figurë të dy duarve që luten dhe krahas fotos shkruan: Zbardhet dëshmia e qytetarit të dhënë për Policinë e Shtetit. Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend

 

Në të tjera foto pasardhëse, Ilda publikon një lajm ku shkruhet se ajo ka dhuruar paratë e kursyera për bamirësi me mbishkrimin: E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.

 

Më pas Bejleri ka publikuar një foto me gjyshen dhe krahas saj shkruan: Unë jam rritur gjithë jetën me gjyshërit. E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha.