“Ju lutem, mos ikni nga Shqipëria”, thirrja rrëqethëse e Dom Gjergj Metës: Mos të çrrënjosemi, se s’kemi ku ngulim rrënjë!

Largimi masiv i të rinjve jashtë vendit është një ndër pla gët më të mëdha të shoqërisë shqiptare në vitet e fundit.

Shkaqet kryesore që po shkaktojnë “boshatisjen” e Shqipërisë janë papunësia, varfëria, pagat e ulëta, mirëqenia e ulët, keqqeverisja, korrupsioni dhe pasiguria për një të ardhme.

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, iu ka bërë një thirrje të forta shqiptarëve,

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta iu ka kërkuar me përulësi bashkëatdhetarëve të tij të mos braktisin Shqipërinë e të mos i lënë tokat djerrë e bjeshkët shkret.

Ai iu apel shqiptarëve të mos e flakin tej historinë e familjeve dhe fiseve tona.

Kleriku katolik ka ftuar që të kthehen në atdhe edhe shqiptarët që janë jashtë vendit.

Mesazhi i Dom Gjergj Metës:

Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!

E di se dikujt nuk i pelqen te degjoje perseri nga goja ime fjalet qe do them. Mund t’i duken të mërzitshme e bajate.

Por dua t’ju them nga thellësia e zemrës:

Mos ikni më nga Shqipëria! Ju lutem mos ikni! Mos t’i lejmë djerr tokat e shkret bjeshkët. Mos t’i lemë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazma. Mos të çrrënjosemi se nuk kemi ku ngulim rrënjë më. Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi. Në fund të fundit mos ta flakim tej historinë e familjeve e fiseve tona.

Edhe atyre që janë jashtë u them: ejani! Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Kthehuni e t’i banojmë edhe një herë fshatrat e qytezat tona. Keni punuar e po punoni. Ndër vite keni ndërtuar shtëpi këtu e tani i keni lënë bosh me ndonjë të moshuar brenda, por që nuk do të jetojë shumë. Kemi përgjegjësi për këtë vend e jo vetëm për vete e për familjet tona. Sa trishtim janë fshatrat tonë, lagjet e qytezat tona kur sheh se janë zbrazur apo me njerëz që duan të ikin.

Ta bëjmë Shqipërinë t’i gëzohet pranisë tonë si nëna fmijëve të saj.

Uroj më të mirat për ju të gjithë e i lutem Zotit për familjet tuaja! E shpresoj se do të tingëllojë sadopak në zemrat tuaja kjo fjalë.

Mbrëmje të bukur!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...