“Kush më gjen gruan e jetës, i jap 25 milionë paund”, multi-miliarderi bën propozimin e pazakontë, por ajo duhet të plotësojë një kusht

Një multi-milioner duket se është ndjerë shumë i vetmuar këtë Shën Valentin, aq sa ka ofruar një shumë të konsiderueshme për atë që do t’i gjente një kandidate të përshtatshme me të cilën ai të kalojë jetën.

Personi në fjalë është Andy Scott, 41-vjeç, nga Portsmouth, Angli, i cili ka një pasuri prej 25 milion paund, do të japë një shumë të majme, për atë që do t’i gjejë “një person të veçantë” që do ta shoqërojë atë duke lundruar në Mesdhe apo duke bërë ski në Alpe.

Biznesmenit duket se nuk i kanë ecur mirë gjërat në jetën private, pasi, siç shkruan “Daily Mail”, ka qenë i “martuar me suksesin”, po tani dëshiron dikë me të cilën të kalojë jetën.

Kandidatja e duhur për të do të ishte një grua e suksesshme dhe e pasur, pasi për të ka shumë rëndësi një marrëdhënie e barabartë.

“Të jesh një sipërmarrës është një eksperiencë shumë e vetmuar. Në fund të fundit, në se nuk ke dikë me të cilën të ndash uljet dhe ngritjet e tua, fillon dhe vë në dyshim se për çfarë po përpiqesh kaq”, – tha ai.

Scott tregon se kandidatja duhet të jetë e gatshme që të kalojë gjithë natën nëpër festa, e njëherësh të përvesh mëngët, kur është fjala për tu marrë me punët e shtëpisë së bashku me të.

Po ashtu multimilioneri shprehet se gruaja e tij e ardhshme duhet të jetë e gatshme që të rrijë për ditë të tëra pa make-up, dhe njëherësh mos të ketë marrëdhënie varësie me telefonin dhe me rrjetet celulare.

Nga mosha 30 vjeçare deri tani Scott është kujdesur që të rikuperojë krizën financiare në kompanitë e tij, dhe nuk ka pasur shumë kohë për dashurinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...