E dinit qe ka shume rruge neper bote qe mbajne emrin Shkoder…? Shihini ku gjenden ato

Ilir SeciIlir Seci

Qyteti i lashtë i Shkodrës jo rastësisht e gëzon atë emër të madh që ka… Fama vjen nga shekujt, që nga koha e Agronit e Teutës e deri te Rrethimi i famshëm i Shkodrës kur ky qytet u bëri ballë osmanëve edhe për 15 vjet tjera mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit…

Rezistencë që i dha më shumë emër dhe lavdi kësaj qendre të lashtë e zulmëplotë! Nga disa lexime dhe referenca historike u shtyva të bëj kërkime se në sa qytete të botës ka rrugë ose vende me emrin Shkodër?!

Shkodra është më shumë e njohur ne variantin latin të emrit të saj “SCUTARI” dhe një kërkim i thjeshtë më solli si rezultat të paktën 15 qytete të botës që kanë rrugë me emrin e qendrës së njohur shqiptare!

1.VENECIA
VENEDIK-1- Nje nga rruget kryesore ne Venedik, Venecia si i thone disa, nje rruge e vjeter dhe mjaft e vizituar nga turistet quhet “Via Scutari”, shqip “Rruga e Shkodres”… Deshmi e lidhjeve te hershme te Shkodres me Republiken e Venedikut…Historia e provon me mijera here kete!

2. STAMBOLL
Ne Stamboll nje lagje e tere mban emrin USKUDAR, varianti osman i emrit Scutari dhe eshte emertuar ashtu nga fama e Shkodres sic thone disa kronikane te kohes… Nje tjeter prove qe perforcon kete lidhje me shqiptaret eshte edhe fakti qe perballe kesaj lagjie ne anen tjeter te Bosforit eshte lagjia me emrin “ARNAUTKOY” qe domethene “Fshati Shqiptar”…

3. LONDER
Ne Londer gjendet nje rruge me emrin “Rruga e Shkodres”, “Scutari Road”…Ne nje zone te vjeter te atij qytetei dhe zone mjaft e pasur…’

4. Aïcirits-Camou-Suhast, France
Ne France ne jug te vendit gjendet nje rruge me emrin e Shkodres…”Rue Escutary”, dhe gjendet ne Aïcirits-Camou-Suhast, France… Eshte interesante te hulumtohet me tej pse gjendet ky emer i Shkodres ne nje zone Baske ne kufirin mes Frances dhe Spanjes?! …

5. HUALPEN, Kili
Ne Hualpen Kili ka nje rruge me emrin e qytetit te Shkodres per kete teme kemi shkruar edhe me perpara…

ITALI
Ne Itali ka me se shumti qytete qe kane rruge me emrin e Shkodres deshmi e qarte kjo e lidhjeve te forta historike. Po i rendis me rradhe disa qytete qe gjeta…

-6-Ne Katania ne Itali…
-7-Ne Kozenca Itali…
-8-Ne Milano Itali…
-9- Ne Massa Itali…
-10-Ne Viareggio Itali…

11. BEOGRAD
Ne Beograd, kryeqytetin e Serbise lagjia me e vjeter e ketij qyteti dhe zona me e vizituar sot nga turistet quhet “Skadarlija” nje emer qe i eshte vendosur lagjes me te vjeter te Beogradit nga banoret e atehershem qe shpresonin qe lagjia e tyre ti ngjante sadopak Shkodres! Jane disa kronika te kohes qe spjegojne se perse serbet kerkonin te imitonin qendren me te njohur te asaj kohe ne Ballkan, Shkodren…

12. ZAGREB
Nje rruge ne Zagreb mban emrin “Skadarske Ulice” …shqip “Rruga e Shkodres”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...