Kejvina ‘lë nam’ në rrjet/ Bankieri është ai që përgatit koktejlet?! Gafa e saj që po bën xhiron në internet

263

Emri i modeles Kejvina Kthella vazhdon të lakohet në rrjetet sociale. Së fundmi në internet është duke qarkulluar në mënyrë virale një video ku modelja gjatë një interviste televizive nuk kupton pyetjen e moderatores.

Disa kohë më parë, Kejvina ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, e cila e pyeti nëse do martohej me një bankier.

 

Por ish-velina ngatërroi profesionin e bankierit, me atë të banakierit.
Rudina Dembacaj: Do martoheshe me një bankier?

Kejvina Kthella: Bankier është ai që bën koktejlet?

 

Kejvina ka qenë velina në emisionin e Ermal Mamaqit, e cila u bënte pyetje të ftuarve.