SHKODËR, ZJARR TEK ROMËT, HUMB JETËN NJË VAJZË 13 VJEÇE

Një 13 vjeçe me inicialet S.D ka humbur jetën brenda banesës pas një zjarri të rënë tek disa Baraka ku jeton komunitetit rom në Shkodër.

13 vjeçarja e sëmurë nuk ka arritur që të shpëtojë. Ajo ndodhej në gjumë sepse zjarri ka rënë rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe kur është zgjuar si shkak i flakëve në vend qëtë dalë jashtë gabimisht është futur edhe më në thellësi të banesës duke humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës. Një i afërm i 13 vjeçares Zamir Kruja tregon se vajza jetonte vetëm me gjyshen dhe rrëfen se si ndodhi ngjarja

Vajza 13 vjeçe kishte ardhur për të kaluar festat e vitit të ri në Shkodër sepse ndodhej më përpara tek shtëpia e fëmijës në Tiranë por sipas të afërmve atje nuk i kanë ofruar shërbimin mjekësor duke u detyruar ta mbajë gjyshja e moshuar sepse nëna ndodhej në Elbasan ndërsa babai ka ndërruar jetë vite më parë dhe për të kujdesej edhe tezja që e kishte afër.

Në total janë tri baraka të djegura ndërkohë që përveç viktimës 13 vjeçe nuk ka të lënduar të tjerë. Kjo nuk është hera e parë që barakat e komunitetit rom përfshihen nga flakët.

TE TJERA

spot_img