A u fut “mik” Edi Rama per Alketen ne “Sanremo”? Moderatorja e pranon se…

Alketa Vejsiu ka qenë mbremjen e sotme e ftuar në ‘Opinion’ përballë Blendi Fevziut për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve dhe zhurmës mediatike pas pjesëmarrjes më ‘Sanremo’.

 

Moderatorja ka pohuar se gjithçka që e ndihmoi të mbërrinte në skenën e madhe ishte talenti dhe puna e saj e palodhur. Më tej Fevziu e pyeti Vejsiun nëse kryeministri i vendit ka kontaktuar dikë që ajo të ishte pjesëmarrëse në ‘Sanremo’ dhe çfarë raportesh gëzonin bashkë.

 

Alketa ka kërkuar vëmendjen e kamerave duke pohuar se kontakti i saj me Ramën është zero dhe se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën të cilën e ka njohur shumë kohë më parë.

 

Në vazhdim të bisedës, moderatorja shtoi se gjithçka kundër saj ka qenë keqdashësi, por ajo e ka shijuar maksimalisht këtë eksperiencë mediatike në shtetin fqinj.

TE TJERA