Fifi tregon historinë e dashurisë, ja kush është djali që i vodhi zemrën

205

Këngëtarja shumë e dashur Fifi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në speklatklin e humorit ‘Klanifornia’.Përveç se ka flur për këngën e re të lançuar, ajo ka treguar edhe disa të fshehta nga jeta private.Fifi rrëfeu dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur.

 

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”, u shpreh këngëtarja.

 

Kujtojmë që së fundmi, Fifi është përfolur për një lidhje me aktorin Romeo Veshaj, por që ky i fundit në intervista e ka mohuar ekzistencën e një marrëdhënie të tillë.