Çfarë “nderi” i kërkoi Fevziu-Alketa Vejsiut

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Opinion” ështe prezantuesja Alketa Vejsiu. Ajo prezantoi në natën e 3 të Sanremos në krahë të Amadeus duke patur shumë komente dhe reagime.

 

Në fillim të intervistës drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i kërkoi Vejsiut një nder.

 

Blendi Fevziu: Të të kërkoj dhe unë një nder që në fillim të mos flasësh më shpejt se unë të lutem…shquhen vet për të folur shpejt…

Alketa Vejsiu: Nuk do bëjmë garë…

 

Blendi Fevziu: Kështu që nuk do të bëjmë garë….

 

Blendi Fevziu: Alketa ne kemi listuar se çdo gjë që ndodh në Shqipëri, pjesën e kritikave që kanë ardhur do ti identifikojmë të gjitha kritikat edhe pse me një pjesë të madhe të tyre unë nuk jam dakord por gjithsesi do ti shohim, njëkohësisht kemi marrë dhe titujt pozitiv të shtypit italian…Për të vendosur një lloj balance, nuk e di porsa se të nis me kritikat do t’iu pyes si arritët të shkonit në Sanremo sepse edhe këtu ka shumë kritika ose komente që kanë ardhur?

 

Alketa Vejsiu:Unë jam shumë e gëzuar që jam para publikut shqiptar dhe para mediave shqiptare…

Blendi Fevziu: E lëmë këtë gëzimin…

 

Alketa Vejsiu:Dhe jam veshur sot ashtu siç isha e veshur në konferencën e shtypit përpara gjithë mediave italiane për supersticion se aty në fakt më mori mbarë…/Opinion.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...