Një vajzë e vogël vendosi të vishej si babai i saj, kur i kërkuan të vishte kostumin e heroit të saj të preferuar. Ajo e justifikoi veprimin e saj me disa fjalë, të cilat kanë prekur zemrat e të gjithëve.
11-vjeçarja Aubrey Archuleta nga Kolorado, SHBA, do të festonte ditën e “Super-Heronjve” në shkollë dhe në vend që të vishej si Ironman, apo siç vishen shumica e fëmijëve, ajo vendosi të vishej si i atij, Brian Hills. Kur e pyetën se cili ishte heroi i saj, vajza u përgjigj se “një baba duhet të jetë gjithmonë super-heroi i vajzës së tij”.
Pasi i tha se do të vishej si ai në këtë ditë dhe festë të veçantë për vogëlushët, 35-vjeçari Brian tregoi se zemra e tij gati sa nuk shpërtheu nga emocionet e forta.
Ai u shpreh:
ZEMRA IME SHPËRTHEU NË MËNYRË FIGURATIVE. NDJEVA SE KISHA ARRITUR KULMIN E PRINDËRIMIT. TË JESH PRIND ËSHTË NJË SFIDË E VËRTETË NDONJËHERË. MENDOJ SE TË GJITHË PRINDËRIT DUAN THJESHT TË BËJNË GJËRAT E DUHURA DHE NË MËNYRËN E DUHUR ME FËMIJËT E TYRE. KY ISHTE AI MOMENT PËR MUA. NE MUNDOHEMI T’I MËOSJMË MIRË FËMIJËT. MOMENTE TË TILLA NGELIN PËRGJITHMONË NË MENDJE”.