“Unë e paskam ngrënë keq…”, Hygerta Sako ironizon Alketa Vejsiun për “Pas 50 viteve festivalin e drejtoi një femër”

507

Ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja, Hygerta Sako ka reaguar pas daljes së Alketa Vejsiut në Sanremo dhe deklaratës së kësaj të fundit.

 

Mbrëmjen e djeshme, para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian Alketa tha se “jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoj një femër dhe ajo jam unë.”

 

Pas kësaj ka reaguar Hygerta, e cila e ka ironizuar Alketën duke shkruar se të gjitha gratë që e kanë prezantuar më parë kanë qenë “burra”. Madje Hygerta Sako e vazhdon ironinë duke thënë se ajo e paska ngrënë më keq sepse e ka drejtuar katër herë Festivalin.

 

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.