Tërmeti tragjik në Turqi/ Një grup shqiptarësh ofrojnë ndihma për familjet e prekura (film)

223

Tërmetet tragjike në Shqipëri dhe Turqi lanë pas dhjetra viktima, qindra të plagosur dhe dëme masive materiale për të dyja shtetet.

 

Ndërkohë të dyja vendet treguan një solidaritet të madh njerëzor duke ofruar ndihma financiare si dhe humane.

 

Një grup shqiptarësh ende vijojnë ndihmat ndaj familjeve të prekura në Turqi, duke përgatitur ushqim dhe duke ju qëndruar pranë për mbështetje psikologjike.

 

Kujtojmë që tërmeti me forcë 6.8 ballë la pas 29 viktima dhe qindra të plagosur, si dhe qindra persona të tjerë pa banesë.