Nga aktiviteti sportiv deri te familja dhe qytetari dixhital/ Berisha rrëfen jetën jashtë kamerave

Ish-kryeministri është rrëfyer sot për jetën personale, jashtë politikës dhe brenda dyerve të shtëpisë së tij.

Berisha tha se ditën e fillon në orën 7-8 të mëngjesit dhe përfundon në dy të natës.

 

“Absolutisht s’ka ndryshuar aspak. Dita ime mbyllet në 2 të natës, çdo natë, po kështu është mbyllur prej dekadash. Fillon në 7-8 të mëngjesit. Lexoj shumë. Leximi është tani se tani kam kohë. Pasioni ka qenë leximi në jetën time. Dhe shkrimi. Shkruaj ditë për ditë. Gjithë jetën time kam shkruajtur”, deklaroi ish-lideri i demokratëve në emisionin “Kjo javë”

 

Ai tregoi se çdo ditë kryen aktivitet sportiv për të forcuar zemrën dhe për të mbajtur një peshë trupore konstante.

 

“Unë bëj çdo ditë 10 mijë hapa. Nuk është se janë kaq të nevojshëm 10 mijë, por të dobishme janë. Standarti është 30 minuta sforcim me një rritje të veprimtarisë së zemrës, tjetra është për të ruajtur një peshë konstante”, vijoi më tej Berisha, ndërsa u pyet se kujt i kushton më shumë kohë gjatë ditës së tij.

 

“Në familje personi që i përkushtohesh më shumë është më i vogli gjithmonë. Pastaj nuk bëjmë diskriminim, por sa më shumë rriten aq më shumë kanë dëshirë të veçohen, nuk pëlqejnë patronalizmat e të tjerat”, theksoi ish-kryeministri.

 

Gjithashtu Berisha rrëfeu se një pjesë të ditës e marrin edhe qytetarët dixhitalë, mesazhet e të cilëve tha se përpiqet t’i pasqyrojë sa më shumë, që qytetarët të kenë një zë publik.

 

“Më vjen keq që nuk i pasqyroj të tëra, zgjedh ato ku qytetarët kanë probleme me pasurinë, siç ishte rasti i ikonave të Edi Ramës, që e akuzon tjetrin për arrestim në Paris se kanë shit ikonat. Çfarë thonë për qeveritarët unë kam prirje t’ia njoftoj publikut. Nuk shtoj asgjë nga vetja ime, bëj deklarata, por çka thonë ata nxjerr ç’thonë ata. Pavarësisht se Edi Rama ka hapur 13 padi ndaj Sali Berishës, por nuk ka një padi ndaj Gjergji Thimios, i cili i thotë më hidh në gjyq jam i gatshëm për ndjekje penale, ke qenë dy herë i arrestuar për shitje ikonash të vjedhura në Paris, ia thotë edhe vitet.

E keni dëgjuar Edi Ramën të reagojë ndaj kësaj, sepse e kap ligji i dekriminalizimit, nuk reagon dhe hedh Berishën në gjyq. Pse? Se unë botoj një shkrim të ‘BalkanWeb’ apo të ndonjë portali tjetër ku i them lexuesve lexojeni”, u shpreh ish-kryeministri, ndërsa theksoi se politikën e ka pasion./ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...