Fejohen Çiljeta dhe Albani, unaza dhe dhurata romantike e portierit

Çiljeta dhe Albani prej vitesh janë në një lidhje dashurie dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

 

Vetëm pak kohë më parë Çiljeta e konfirmoi lidhjen duke postuar për herë të parë në profilin e saj në Instagram një foto me Albanin. Këtë vit dyshja siç duket kanë vendosur të bëjnë një hap më tej dhe janë fejuar. Çiljeta ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet si gjithnjë në super formë me një fustan të kuq.

 

Në sy bie kutia me trëndafila të kuq që shkruan “Të dua”. Ndërsa në përshkrimin që i ka bërë fotos, këngëtarja ka vendosur një unazë duke lënë të kuptohet se sot ka qenë një ditë e veçantë për çiftin.

 

Madje me shprehjen që ka vendosur në përshkrimin e fotos, Çiljeta tregon se është shumë e lumtur me jetën e saj momentalisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...