Historia e 37-vjeçarit: U martova që të mos më quanin tranvestit, por kuptova se ndjehem femër

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ishte i ftuar ditën e sotme Tomor Brahushit.

Ai jeton në Lushnjë dhe në studio ka treguar se kur lindi u braktis nga prindërit e tij biologjikë. Kur ishte 9 vjeç ai u birësua nga një familje në Lushnjë, e cila ishte në kushte jo të mira ekonomike.

Ai nuk ka një profesion, ka vetëm 4 klasë dhe jetesën e ka siguruar gjithmonë duke lypur. 37-vjeçari në rrëfeu se është paragjykuar dhe njerëzit e etiketonin si transvestit. Për këtë arsye ai vendosi të martohet.

Mirela Milori: Ti më the ke qenë i martuar? Sa kohë ke qenë i martuar?

Tomor Brahushi: Po! E mora gjoja që të humbiste opinioni, që mos më thoshte njeri transvestit.

Mirela Milori: Sa kohë ndenjët të martuar?

Tomor Brahushi: Ndenjëm goxha. Kuptova pastaj që isha tip femre, se nuk dua ta bëj publike. E bëra që të humbisja opinionet e mia, gjërat e mija.

Mirela Milori: E bëre për të mbyllur gojët e njerëzve! Çfarë të thoshin njerëzit?

Tomor Brahushi: Më ofendonin, më fyenin Mirela. Nuk dua të më fyejë njeri me jetën time private. Se mund ta kem dhe në trashëgimi Mirela, por pse? S’duhet të ketë abuzime, ne kemi hyrë në Europë, çdo njeri shikon jetën e vet, unë tek jeta private e tjetrit nuk mund të hyj.

Mirela Milori: U martove që të mbroheshe nga opinionet?

Tomor Brahushi: Nga ofendimet në radhë të parë!

Burimi: tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...