Foto/ Makina bie në humnerë, humbin jetën dy mësues (Emrat)

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Memaliaj-Krahës. Sipas policisë lokale një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Mogila”.

 

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

 

Dy viktimat ishin mësues në fshatin Krahës dhe po ktheheshin nga puna për në Memaliaj. Bëhet me dije se dy mësuesit që humbën jetën në këtë aksident janë Aleksandër Sako dhe Ornida Hoxha.

TE TJERA

spot_img