A e ka telefonuar kryeministri Rama për t’a uruar? Alketa Vejsiu flet pas Sanremos

Alketa Vjesiu vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në “Sanremo”, festivalin italian të këngës. Mediat italiane po ashtu i kanë kushtuar një vëmendje të madhe prezantueses shqiptare.

E ftuar në “Un Giorno da Pecora”, në Rai Radio1, Alketa ka folur për emocionet që përjetoi në skenën Ariston. Vejsiu është shprehur se ende nuk ka marrë një urim nga kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri shqiptar? Nuk më ka telefonuar ende për të më komplimentuar. Besoj se do e bëjë nesër. Në Shqipëri ka qenë gati festë kombëtare, vërtet u preka”, ka thënë Alketa Vejsiu, shkruan abcnews.

Pas pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremo, prezantuesja ka thënë se po i shtohen ndjekësit në rrjetet sociale.“Pothuajse dy mijë në orë”, ka thënë ajo.

Më tej Alketa ka thënë se ndër politikanët italianë që ndjek në Instagram është Silvio Berlusconi.

“Unë e ndjek atë jo si politikan, por si sipërmarrës, si themelues i Mediaset. Nuk e njihja kurrë, pse të mos e njoh?”, është shprehur Vejsiu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...