Ish-deputeti i LSI habit me deklaratën e tij: Rama është shumë mirë me ‘bananet’

Pas publikimit të raportit të ‘Standard & Poor’s’, ka reaguar menjëherë numri dy i LSI-së, Petrit Vasili.

“Edi Rama është shumë mirë me ‘bananet’ dhe PPP, ndaj e gjithë rinia ikën!? Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thotë: ‘Tani që jemi të mirë ata (BE) janë në formë të tmerrshme’. Vertet Edi është shumë mirë se: Planin e ‘bananeve’, që vijnë nga Kolumbia është rritur me dhjetra herë dhe vazhdon të rritet e të rritet dhe plani i Edit realizohet shumë mirë.” shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thote: “Tani që jemi të mirë ata(BE) janë në formë të tmerrshme”.

Vertet Edi eshte shume mire se:

Planin e “bananeve”, qe vijne nga Kolumbia eshte rritur me dhjetra here dhe vazhdon te rritet e te rritet dhe plani i Edit realizohet shume mire.

PPP rriten e rriten aq sa po kepusin ne mes ekonomine sic e thote qarte edhe Standard & Poor’s, por rendesi ka qe Plani i Edit realizohet shume mire.

“Planet” e Edit, qe realizohen shume mire e kane bere vertet ate shume te lumtur dhe s’ka si te jete ndryshe me gjithe keto tonelata “bananesh” dhe miliarda koncesionesh, por te rinjte e Shqiperise kjo lumturi e Edit po i largon me mijera si kurre me pare nga Shqiperia.

Po Edi ti vertet je shume mire me banane e PPP, ndaj jepi nje dore edhe Europes se Bashkuar, qe eshte aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europen Edi jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithe te rinjte e Europes prapa diellit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...