“Është urgjente”, Sandër Lleshaj u jep ultimatum kryebashkiakëve

275

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbajtur një takim ditën e me kryebashkiakët dhe nënprefektët.

- PUBLICITET -

 

“Rindërtimi prioritet i parë i qeverisë. Angazhim të bashkive në vlerësimin e risqeve në territorin e tyre. Brenda dy viteve bashkitë të kryejnë vlerësimin e risqeve nga fatkeqësitë. Që më pas do t’i kalojnë Emergjencave Civile. Kemi pasur reagime shumë të mirë, por edhe të dobëta. Por reflektimi është dora e parë. Brenda dy viteve kërkon ligji që bashkitë të vlerësojnë bazën e humbjeve nga fatkeqësitë natyrore.

 

Regjistrat se çfarë dëmesh kanë ndodhur. Ligji kërkon edhe planifikimin e buxhetiti. 4% për emergjencat civile u ngarkohet bashkive. Dhe prefektët të mos e kalojnë buxhetin nëse nuk kanë kaluar 4% të buxhetit për Emergjencat. Ligji i detyron në kërkesën për buxhetin. Ky është vlerësimi i ligjit. Këto janë kërkesat për menaxhimin. E para ndërtimi i planeve përkatëse dhe ndërtimi i të dhënave me regjistra.

 

Natyra në rajonin tonë nuk kursehet. Me përmbytje me tërmete…I kanë detyrim ligjor. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjës për rrugët sheshet etj. Ligji parashikonte që duheshin emërtuar të gjitha parqet rrugët brenda 2016. Disa bashki nuk e kanë përmbushur. Detyrat u kanë kaluar prefektëve të cilët duhet të përmbyllin punën që bashkitë nuk e kanë bërë. Për t’u paraprirë çdo problemi, është urgjente që të mbyllet saktësimi i rrugëve shesheve.

 

Nuk tolerohen bashki apo administrata që nuk bën as që të emërtojnë rrugët. Nëse nuk ka personalitet mund të ketë edhe alternativë për numra apo kombinim numrash apo gërmash. Ka edhe emra bombastik që ndonjë bashki ka bërë butaferik. Do të merrni adresën se ku janë. Janë disa që jetojnë në Tiranë dhe adresa e kanë diku tjetër. Duhet të bëhet integrimi i të dhënave. Do vijë një udhëzim për prefektët. rrugët ose mera ose kombinim. Do të vlejnë. Mund të bëhet edhe vettingu i emrave që jo në pak raste ka persona që nuk duhet të jenë aty janë bërë emra rrugësh. Rruga ku banojmë është pjesë e identietit tonë.”

 

Në rrugët e Shqipërisë vdesin plagosen shumë persona. Shkaktohen edhe dëme të mëdha. Kjo më të shumtën ndodh brenda qyteteve. Ose në rrugët dytësore. Vendosja e sinjalistikave. Pastaj problem është orientimi i turistëve. Policia do të marrë masa në këtë pikë për kaosin që shkaktohet nga mungesa e vijave të bardha. Do ndëshkohet çdo qytetarë që parkon në një vend ku nuk lejohet. Është e domosdoshme”, – tha Lleshaj.

- PUBLICITET -