HYRJELAJMESHOWBIZBrenda ditëlindjes së Çiljeta Xhilagës, ja krah kuj feston këtë vit këngëtarja

Brenda ditëlindjes së Çiljeta Xhilagës, ja krah kuj feston këtë vit këngëtarja

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka festuar sot ditëlindjen e saj midis miqve më të ngushtë. Miqtë e saj kanë publikuar disa pamje nga festa e Çiljetës, ku duket se kanë zgjedhur të festojnë duke shijuar diçka për të pirë.

Nga pamjet duket se pranë Xhilagës ndodhen personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ dhe miqtë të cilët i gëzon prej vitesh si Ingrid Gjoni, Inis Gjoni, Olti Curri, Zaimina Vasjari etj. Në video nuk kanë munguar edhe të qeshurat, duke treguar se Çiljeta është ndjerë mjaft mirë pranë njerëzve të saj më të ngushtë.

Kujtojmë se në të njëjtën ditë, këngëtarja feston dhe ditëlindjen e djalit të saj, Fernando, për të cilin ka treguar se kujdeset maksimalisht gjatë gjithë kohës.

TE TJERA

spot_img