Të moshuarës nuk i dalin paratë, deputeti arrogant: Shit qenin për të paguar faturat

Rritja e çmimit të gazit në Ukrainë ka sjellë reagime të shumë qytetarëve. Por edhe deputetët duket se nuk e kanë mbajtur veten.

Pikërisht një prej tyre i është përgjigjur ashpër një qytetareje duke i thënë që të shesë qenin për të paguar faturën e gazit. Lubov Klyucha, e cila jeton në një fshat në Ukrainën qendrore, ndërhyri gjatë një interviste televizioni duke u shprehur se është shumë e vështirë që një pensioniste të paguajë çmimin e gazit.

Ndërkohë që ka patur reagimin e menjëhershëm të deputetit 25 vjeçar Yevhen Brahar i cili i tha se në mënyrë që të paguante faturën ajo duhet të shiste qenin e saj. Por kjo deklaratë ka sjellë reagimin e shumë personave, madje edhe të disa deputetëve të tjerë. Njëri prej tyre i drejtohet me nofkën budalla dhe të pamatur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Pas kësaj situate, deputeti 25 vjeçar i kërkoi falje zonjës. Nëpërmjet një postimi në facebook ai shkruan se është ende i ri në politikë dhe se nuk ka mësuar se si të përgjigjet pyetjeve me delikatesë.

Fjalët e mira të tij duket se kanë prekur pensionisten e cila arriti të kontaktojë me Brahar nëpërmjet telefonit. Sipas agjencisë së lajmeve 112.intermational ajo shprehet se e ka falur deputetin pasi ai është ende i ri në politikë.

Kjo çështje erdhi dhe në veshin e Presidentit Volodymyr Zelensky, i cili urdhëroi qeverinë e tij ta ndjekin nga afër atë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...