Pendohet Robert Berisha: E dhj*va fare

Deklarata e Robert Berishës se gratë janë shkaktare që burrat kanë dashnore shkaktoi indinjatë tek njerëzit, duke u konsideruar si seksite.

Por këngëtari kërkoi falje duke thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd, duke pranua se e dhj*eu me intervistën.

Ndërsa theksoi se me deklaratën e tij së pari ofendoi nënën dhe ish-bashkëshorten, Norën.

“Kam kërkuar falje. Kush nuk e njeh Robertin nga afër edhe mund ta keqkuptojë deklaratën time. Ka qenë me humor, sarkazëm. Ishte një çast dhe kur dal para intervistave nuk i shoh kamerat. Me 1 milionë intervistat e mia me një e dhjeva. U bënë dy me këtë. Dua të kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur dhe e morën ashtu. Nuk e njohin Robertin dhe nuk mendoj ashtu. Është keqinterpretuar. Nëse kam ofenduar kam lënduar mamin tim, mamin e Renesë dhe të gjitha femrat që kam familje,”-tha ai, i ftuar në “Wake Up” në Top Channel.

Roberti gjithashtu tregoi se aktualisht nuk ka asnjë femër në jetën e tij dhe se nuk ka pasur asnjëherë dashnore.

Ndërsa u shpreh se kur të lidhet do e bëjë vetë publike, duke sqaruar se kënga e tij dhe Norës nuk kanë lidhje me jetën e tyre private.

“Tekstin dhe titullin nuk e vendos unë. Njerzit mendojnë se e kam bërë me qëllim por nuk ka lidhje. Jam i kënaqur me këngën. As kënga ime dhe as këngën e Norës nuk ka të bëjë me jetën tonë private. Dashnore nuk kam dhe as nuk do të kem. Nëse do kem do e bëj publike kështu që muhabetet nuk ndalen. Jam njeri i shoqërueshëm dhe në shoqëri kam pasur femra afër vetes. Kur ta kem bëjnë femër do ta bëj publike. Për momentin jam fokusuar tek puna,”– shtoi këngëtari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...