Gazetari ironizon me efektiven e OFL, pamjet për të mos u humbur (VIDEO)

209

Operacioni Forca e Ligjit, ka nisur aksioni duke tërhequr jo pak vëmendje. Paketa “Anti-KÇK”, ka tërhequr vëmendjen e gjerë publike, për shkak të efektivëve me armë të rënda dhe maska të zeza, që duket sikur po tmerrojnë “kokat” e krimit.

Dhe në fakt nuk është vetëm aksioni i “Anti-KÇK, që po tërheq vëmendje, por më shumë bujë po bën efektivja bukuroshe, që është përzgjedhur për të përcjellë mesazhet e “Forcës së Ligjit”, pas çdo operacioni. Biondja bukuroshe po “çmend” rrjetin, teksa shfaqet me uniformë zyrtare të policisë dhe me një palë syze dielli, kur iu drejtohet me mesazhin e fortë kriminelëve.

E ndërsa jepte lajmin në “Neës24”, spikeri Edvin Parruca tërhoqi vëmendje me prezantimin që i bëri të resë, teksa jo vetëm i dha një ton zërit të tij, por hoqi edhe syzet me habi, duke ironizuar kështu aksionet e OFL

“Jo vetëm për elementet karakteristike si syzet e zeza që mban para kamerave, por edhe për fizikun e saj. “Neës24” zbulon kush është zëdhënësja e operacioni ‘Forca e Ligjit’”, thotë gazetari Parruca, teksa heq syzet e tij.