Dashi: Marrëdhënia në çift nuk do të shkojë mirë, sidomos nëse jeni të lidhur prej shumë kohësh. Mundohuni që të paktën të bëni kompromis. Tregoni kujdes për shëndetin dhe ruhuni nga sforcimet. Janë të këshillueshme shëtitjet në natyrë. Gjithçka do të ecë mirë në aspektin profesional. Do të keni të ardhura të mira, nëse do të bëni durim dhe do të gjeni momentin e duhur për të vepruar.

Demi: Dashuria do të jetë në plan të parë këtë javë. Nëse keni fëmijë, do të bëni polemika me ta. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët, pasi nuk do të shërbejë për asgjë që t’u imponoheni. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë shumë mirë. Do të mbyllni një projekt që e keni shumë për zemër. Vendosmëria juaj do t’ju bëjë të dukeni të parezistueshëm në sytë e të tjerëve. Yjet do t’ju favorizojnë, por jo në lojërat e fatit.

Binjakët: Kjo javë do të jetë vendimtare për jetën tuaj sentimentale. Prej kohësh ndiheni të zhgënjyer, por mbase nuk e keni takuar ende personin e duhur për ju. Mos u mbyllni në vetvete, sepse mund të humbisni raste të mira. Tregohuni të matur dhe mos harroni se pësimi bëhet mësim. Pritet që në aspektin profesional të keni të reja interesante. Aftësia juaj për t’u përshtatur në situata të ndryshme është për t’u pasur zili.

Gaforrja: Mos kërkoni shumë nga njerëzit që ju rrethojnë, sepse mund të mbeteni të zhgënjyer. Këtë javë do të ndiheni nervozë, prandaj do të ishte më mirë të kalonit disa ditë në një vend të qetë që të kthjelloni mendjen. Ky nuk është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Për fat, situata do të përmirësohet në ditët në vijim. Në aspektin sentimental gjithçka do të shkojë mirë. Mos harroni që duhet edhe të jepni, jo vetëm të merrni.

Luani: Bëni kujdes, pasi gjatë këtyre ditëve do të keni probleme shëndetësore. Mos u dëshpëroni, sepse shumë prej këtyre problemeve vijnë dhe si pasojë e humorit tuaj të keq. Është e këshillueshme që të kaloni pak kohë vetëm, në mënyrë që të rifitoni energjitë e humbura. Edhe në aspektin sentimental nuk do të jeni të favorizuar. Për sa kohë nuk jeni të qetë vetë, e keni të pamundur të bëni atë që të tjerët presin prej jush.

Virgjëresha: E shikoni jetën me pesimizëm dhe mendoni se problemet nuk mund të zgjidhen, por në fakt është vetëm përshtypja juaj. Ngjarjet e së shkuarës kanë gjurmë në psikikën tuaj dhe ju kanë bërë të humbisni besimin. Një person i afërt do t’jua kthejë sërish buzëqeshjen. Mos u mbyllni në vetvete dhe flisni hapur me ata që afrohen t’ju ndihmojnë. Puna do të shkojë shumë mirë. Aftësia juaj për t’i organizuar mirë gjërat, është pika juaj e fortë.

Peshorja: Pritet që në aspektin profesional të merrni një propozim interesant. Keni investuar shumë në të shkuarën dhe tani do të merrni frytet e punës suaj. Kjo vlen si për ata që janë në marrëdhënie pune edhe për ata që vazhdojnë studimet. Mund të keni ndonjë problem në familje, por deri të premten gjithçka do të jetë zgjidhur. Kur bëhet fjalë për dashurinë, është e këshillueshme që të angazhoheni pak më shumë, mbase duke i bërë një surprizë partnerit.

Akrepi: Puna, shëndeti dhe dashuria do të ecin shumë mirë këtë javë. Një i afërmi juaj ka pasur nevojë për ju dhe nuk ia keni kursyer ndihmën. Jeni marrë gjatë me të duke harxhuar energji dhe kohë. Por yjet ju këshillojnë që të mendoni pak edhe për veten. Merreni fundjavën pushim dhe çlirojeni mendjen nga mendimet negative. Falë përpjekjeve tuaja, do të mund t’i kapërceni të gjitha vështirësitë.

Shigjetari: Dashuria do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj gjatë këtyre ditëve. Do të kaloni momente të bukura në shoqërinë e partnerit. Fati do t’ju ndihmojë dhe në lotari. Mbase mund të rrezikoni pak, por pa e tepruar dhe kujdes të mos krijoni varësi. Bëni kujdes në punë, sepse një kolegu juaj, që është xheloz për ju, mund t’ju nxjerrë pengesa. Kini parasysh që armikun duhet ta mbani afër… Një telefonatë që do të merrni ditën e premte do t’ju gëzojë shumë.

Bricjapi: Kjo është java më e përshtatshme për t’iu përkushtuar pasioneve tuaja. Situata në familje do të jetë e qetë. Konfliktet e vjetra i përkasin së shkuarës. Për këtë keni meritë dhe ju. Marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer. Edhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri. Një projekt juaji i hershëm më në fund do të miratohet. Ruani shëndetin dhe bëni kujdes të mos merrni të ftohtë.

Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë e ngarkuar, por do të jeni gjithsesi të lumtur të ndihmoni dikë. Yjet ju këshillojnë që t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Pa dyshim që partneri do t’i vlerësojë përpjekjet tuaja. Do t’ju ecë mbarë në punë dhe në studime. Ata që së shpejti do të japin një provim, do të dalin me sukses. Mjafton që të keni besim te vetja dhe do t’ia dilni mbanë.

Peshqit: Edhe për këtë javë nuk pritet asnjë ndryshim. Jeni me fat në këtë fillim viti, sepse planetët i keni në anën tuaj. Jeni të ngarkuar dhe lodhja bën të vetën, por mos u shqetësoni, sepse është vetëm një periudhë kalimtare që do ta kapërceni me ndihmën e familjarëve. Bëni kujdes që puna të mos ndikojë në shëndetin tuaj. Kushtojini më shumë kohë vetes. Hë për hë mos nisni një lidhje të re, pasi nuk është momenti i përshtatshëm.