“I moshuari futet me armë gjahu në Bashki

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku duket një i moshuar me armë zjarri të tipit çifte në ambientet e bashkisë së Kamzës.

Në denoncimin e dërguar Berishës, thuhet se videoja është regjistruar sot në mëngjes në orën 09:00 dhe se qytetarët futen pa pikë problemi në Bashki me armë në mes të ditës.

Ndërkohë, ish-kryeministri shkruan krahas denoncimit se bashkia që drejtohet nga socialisti Rakip Suli, është kthyer në pyll për derra të egër.

Postimi i Berishës.

Degardim i plote i narkoshtetit!

Ne Bashkine e Narkomonistit Suli njerzit shetisin me arme gjahu sikur je ne pyll per derra te eger!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qyetetarit dixhital. sb

Kjo ka ndodhur sod ne mengjes ne oren 9 ne bashkin e kamzes shiko se si futen qytetaret pa pik problemi me arme ne mes te dites ne bashkin e rakip suli./ Opinion.al

TE TJERA