Borxhi i ri i madh i qeverisë! Cdo familje shqiptare duhet të paguajë 12500 euro, për ta shlyer

Borxhi për një familje shqiptare arrin në 12.500 euro

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) vlerëson ekonominë e Shqipërinë “B+” dhe konfirmon perspektivën “e qëndrueshme” për vendin. Por, në të njejtën kohë, raporti e vë theksin në nevojën për kryerjen e reformave strukturore dhe tërheqjen e investimeve.

“Është kritike që reformat strukturore të përmirësojnë ambientin e biznesit dhe të tërheqin investimet e huaja, në mënyrë që të rritet në mënyrë të qëndrueshme niveli I të ardhurave afër mesatares rajonale dhe europiane”, thotë raporti.

Sipas raportit, vlerësimi B+ bazohet në pritshmëritë e S&P për një rritje të qëndrueshme ekonomike gjatë periudhës afat-mesme, vijimin e mbajtjes nën kontroll të deficitit buxhetor dhe uljes së borxhit publik. Agjensia vlerëson se në vitin 2019 deficiti buxhetor ishte në përputhje me targetin prej 1.9% të PBB,

pavarësisht se u godit nga një tërmet në tremujorin e fundit. Edhe zgjerimi i lehtë i deficitit në 2019 krahasuar me atë të vitit 2018 (1.6%), reflekton kryesisht rritjen e fortë të pagesave të rimbursimit të TVSH, e rrjedhimisht një performancë më të ulët se sa plani i të ardhurave neto nga taksat.

Agjensia pret një rritje të përkohshme të deficitit në vitin 2020 në nivelin 2.2% të PBB, duke qenë se qeveria do punojë intensivisht për ri-ndërtimin pas tërmetit, si dhe njëkohësisht do të vijojë me pastrimin e detyrimeve të prapambetura.

Dokumenti vendos shtatë objektiva kryesore, të cilat kanë si qëllim garantimi i një sistemi të financave publike që nxit transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin të burimeve publike për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik.

Konkretisht, qeveria zotohet të vijojë reformat strukturore, përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve ekonomike, të heqë pengesat për kursime më të mëdha private dhe investime, të reduktojë borxhin publik me ritëm më të shpejtë,

duke përmirësuar menaxhimin e investimeve publike dhe duke zgjeruar bazën e të ardhurave. Në dokument, thuhet se “objektivat fiskalë përfshijnë uljen e borxhit publik nga 67 për qind në më poshtë se 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2022, duke ulur shpenzimet korrente dhe duke stabilizuar të ardhurat tatimore.

Pritet që deficiti buxhetor të bjerë në 1,2 për qind të PBB-së në vitin 2021, përmes uljes së shpenzimeve korrente, por në të njëjtën kohë duke ruajtur rritjen e shpenzimeve kapitale me një mesatare prej 5 për qind të PBB-së. Investimet publike pritet të rriten në mbi 6 për qind të PBB-së në vitin 2021, megjithëse nënvizohet se por kjo rritje mund të jetë e vështirë të realizohet, për shkak të dobësive në planifikim dhe menaxhim të shpenzimeve kapitale.

Por problemi i borxhit publik është madhor për Shqipërinë. Kjo, po të mendosh se Qeveria shqiptare ka marrë në emër të çdo qytetari një borxh prej 382.650 lekësh. Borxhi për frymë ka ardhur në rritje të vazhdueshme që prej vitit 2010 e në vazhdim. Llogaritjet e fundit në terma absolutë janë bërë për viti 2017 ku borxhi shënoi vlerën më të lartë të këtij treguesi me 382.650 lekë, apo 56% më shumë së në 2010-ën.

Kështu, një familje mesatare prej katër personash do të mbartë një borxh prej 1.530.600 lekësh në 2017-ën, nga 980.604 lekë në vitin 2010. Edhe në vitet 2018, 2019 vlera e borxhit për frymë ka mbetur thuajse në të njëjtat nivele, pasi qeveria nuk ka mundur të ulë nivelin e borxhit publik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...