‘A i ka të shpisë me PD-në?’/ Ja çfarë i tha babai Stresit kur mori vesh lidhjen me Keisin, reperi i thotë hapur ‘inatet’ e gruas: S’ma do hiç shoqërinë

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka qënë i ftuar në emisionin “E diell”, ku edhe ka treguar detaje nga marrëdhënia e tij me bashkëshorten e tij, Keisin.

Edhe pse ka pranuar se është në një lidhje, Stresi sërish ka shprehur dashurinë e tij për të. Fillimisht reperi është shprehur se në zemër ka persona të tjerë ndërsa më pas ka folur sërish për dashurinë që ka për Keisin, duke e lënë të pasqaruar, janë bashkë apo jo?

Gjatë intervistës, ka treguar edhe gjërat që ai bënte, të cilat e acaronin Keisin dhe mendimin e familjes së tij për të.

Pjesë nga intervista:

PYETJE: Kush është kjo vajza në Kanda?

Stresi: Në jetën time momentalisht ekzistojnë shumë njerëz. Nuk di ça të them.

PYETJE: Kjo telenovela sa do zgjasi?

Stresi: Mund të zgjasi gjithë jetën. Unë jam i paparashikueshëm. Tek unë si pëlqen fikja e telefonit. As shoqërinë nuk ma do hiç.

PYETJE: Po t’u ça të pëlqen tek Keisi?

Stresi: Bën shumë për shtëpinë. Është brenda gjithë normave të mundshme. Momentalisht nuk e kam por ka vetitë më të mira.

PYETJE: Midis Keisit dhe shoqërisë, kë do zgjidhje?

Stresi: Atë. Normale që do zgjidhja atë. Shokët i kam shtrydh.

PYETJE: Ça të tha babi për të?

Stresi: Babi më tha qenka vajzë e mirë, por të shtëpisë a i ka të djathtë?

Sali Lushaj është i njohur gjithashtu për publikun pasi për një kohë të gjatë ka qënë truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...