Ky qytet është që 700 vite pa xhami, ish-futbollisti i njohur vendos ta ndërtojë një me paratë nga xhepi i tij

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i cili ka luajtur futboll në La Liga për skuadrën e Sevillas. Kanoute lindi në Sainte-Foy-les-Lyon, Rhone, me nënën franceze dhe babanë nga Mali.

Ai ka filluar praktikimin e fesë islame që nga mosha 22 vjeç. Ai nuk pranoi të vishte fanellën e Sevilla që mban emrin e sponsorit të klubit “888.com”, për shkak të faktit që faqja në internet përdoret për lojërat e fatit, e cila është kundër parimeve të Islamit. Kjo do të thoshte që klubi duhej t’i jepte një fanellë pa markë për çdo ndeshje.

Në vitin 2007, Kanoute pagoi më shumë se 700,000 dollarë nga xhepi i tij për të blerë një xhami në Seville. Kontrata për lokalet kishte skaduar dhe xhamia duhej të shitej. Komuniteti mysliman i Spanjës konfirmoi se kishte kërkuar ndihmën e Kanoute pasi xhamia ishte në shitje. Kanoute thotë se besimi i tij asnjëherë nuk ka paraqitur problem në marrëdhëniet e tij me stafin teknik, shokët e ekipit apo tifozët.

Ai ka deklaruar se “Islami më ka ndihmuar të jem i këtillë, kështu që kjo është normale. Është një rrugë që e merr për të mbetur në drejtimin e duhur, për t’ju ndihmuar që të mendoni për vendin ku jetoni, ta dua fqinjin tuaj. Është e çuditshme kur dëgjoj në lidhje me të gjitha këto probleme të terrorizmit, sepse është e kundërta e asaj që kuptova për Islamin”, ka thënë Kanoute.

Ai respektonte agjërimin edhe kur ishte futbollist aktiv. Ai ka deklaruar “Unë vazhdoja agjërimin edhe kur isha duke luajtur…ndonjëherë ishte e vështirë të mbash agjërimin në lojë, sepse këtu në jug të Spanjës është shumë nxehtë, por ja dilja, falënderoj Zotin”, ka thënë Kanoute, transmeton Albsport.mk

Ai ka dërguar një porosi përmes një videoje, ku mes tjerash ka thënë: Një futbollist nuk mundë ta fitojë ndeshjen i vetmuar, andaj bashkohuni me ne. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj.

Kanoute gjatë karrierës ka fituar shumë çmime, ndërsa ne do përmendim vetëm disa prej tyre. Është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Afrikës, dy herë ishte fitues i UEFA Kupës, dy herë fitues i Super Kupës së UEFA-s, dy herë fitues i Kupës së Spanjë, dy herë fitues i Super Kupës së Spanjës dhe një herë ishte shpallur futbollisti më i mirë afrikan.

Karrierën e tij futbollistike e kishte filluar te Olympic Lyon, më pas ka luajtur në Premier Ligën angleze me West Ham dhe Tottenham, që më pas të kaloj në Spanjë te Sevilla dhe të përfundoj karrierën ën vitin 2013 me ekipin kinez BJ Guoan.

Pasi shënoi një gol në një ndeshje të vitit 2009 në “Copa Del Rey” kundër Deportivo La Coruña, Kanouté ngriti fanellën e tij dhe shfaqi një fanellë të zezë nën të, ku shkruante “Palestinë”.

Image result for kanoute sevilla palestine”Aksioni u interpretua nga burime të BBC-së si një protestë kundër operacionit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që po vazhdonte atë kohë. Kanoute u ndëshkua me karton të verdhë për shfaqjen e një mesazhi politik, dhe më pas u gjobit me rreth 4,000 dollarë nga federata.

Kanoute së bashku me fondacionin “Xhami për Sevillan”, kanë nisur një kampanjë që nga maji i vitit 2019 për ndërtimin e xhamisë në qytetin e Sevillas. Një qytet që tani 700 vite nuk ka një xhami.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...