Ja vendi ku ndalohet buzëkuqi: Kush e përdor i pret dënimi

Ky urdhër është prezantuar për studentet në një universitet në Kashmirin e udhëhequr nga Pakistani.

 

“Nëse shihen me të (buzëkuq) ato do të ndëshkohen”, është thënë në lajmërimin e Universitetin e Azad Jammus dhe Kashmirit, duke shtuar se studentet do të paguajnë 100 rupe (0.65 dollarë) për secilën shkelje.

 

Më 21 janar, ky lajmërim ka nxitur zemërim, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale, studentët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë thënë se ky vendim përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Në rrjetet sociale, aktivistët e kanë cilësuar këtë vendim si kufizim të të drejtave në rajonin tejet fetar dhe konservativ.

Ndoshta për shkak të këtyre reagimeve, urdhri është përmbysur më 27 janar nga universiteti, kampusi kryesor i të cilit ëhtë në Muzafarabad.

 

Megjithatë, urdhri i përkohshëm shënon përpjekjen e fundit për të zbatuar kodin e veshjes islamike nëpër shkolla dhe universitete në Pakistan dhe Kashmir, ku shumica e banorëve i takojnë besimit islam. Një profesor në universitet, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarët e administratës kanë marrë këtë vendim pas mbishkrimeve të shumta të realizuara me buzëkuq nëpër klasa dhe banja të grave.

 

Disa fotografi të dërguara për Radion Evropa e Lirë nga ky mësues, tregojnë disa grafite me pamje të rënda. Vërtetësia e tyre nuk është verifikuar. Përpjekjet e universitetit për të arsyetuar dështimin, nuk kanë parandaluar një varg kritikash.

 

“A ka ndodhur kjo me të vërtetë? A nuk ka universiteti probleme tjera në të cilat mund të shpenzojë kohë dhe energji? ka pyetur senatori pakistanez, Sherry Rehman.

 

Marshin Aurat, grup i përbashkët që lufton për të drejtat e grave ka thënë se “hapa të tillë regresivë nga institucionet, që në fakt do të duhej të ishin bastione të lirisë, janë shqetësuese dhe shkelin të drejtat elementare të studenteve”.

 

Ashgar Hayat, gazetar për rrjetin televiziv pakistanez, GNN, e ka cilësuar ndalimin “shumë të rrezikshëm”.

 

“Në vend që të ofrojë kualitet në edukimin e të rinjve, administrats është duke vënë ndalesa për buzëkuq”. Ali Kashmiri, aktivist për të drejtat e njeriut e ka konsideruar vendimin si “sulm tjetër në lirinë e shprehjes”.

 

Ndalimi i përkohshëm për vënie të buzëkuqit shton kundërthëniet në disa shkolla dhe universitetet në Pakistan, të cilat me raste kanë tentuar të izolojnë studentet dhe të praktikojnë rregulla strikte të veshjes për gratë.

 

Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet në provicën veriperëndimore të Pakistanit, Kiber Paktunkva kanë marrë vendim që detyron vajzat nëpër shkolla në dy qytete që të vendosin mbulesa që mbulon kokën.

 

Disa nxënëse në një shkollë në Peshavar.
Zyrtarët për edukim në kryeqytetin e kësaj province, Peshavar u kanë thënë drejtorëve të shkollave për vajza “të udhëzojnë të gjitha nxënëset të vendosin mbulesa për të fshehur/mbuluar veten, në mënyrë që të mbrohen nga ndonjë incident joetik”.

 

“Kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë dhe rëndësi”, është thënë në vendim. Edhe departamenti i qytetit Haripur, që gjendet në të njëjtën provincë ka marrë më herët vendime të tilla.

 

Ky vendim pati ngjallur shumë kundërshtime nëpër rrjetet sociale, pasi aktivistët kanë thënë se ky është një tjetër kufizim në të drejtat e grave.Dhe sërish, pas ngritjes së tensioneve kombëtare, autoritetet kanë pezulluar vendimin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...