Do të vij si dhurate në Shqipëri dhe Kosovë pajisja e cila lajmëron lëkundjet 2 minuta para se të ndodhin

Në Shqipëri dhe Kosovë do të vijë pajisja izraelite që paralaj. mëron lekundjet pak më parë se ata të ndodhin. Me qëllimin shpëtimin e jetëve. Një kompani inovative izraelite ka zhvilluar një sistem që paralajmëron tërmetet nga disa sekonda deri në 2 minuta përpara se ata të ndodhin.

Kompania thotë se pajisja është bazuar në teknologji elitare. Përfaqësuesi i kompanisë, Roni Rittman, që po viziton Kosovën dhe Shqipërinë këto ditë ka thënë për “Insajderin” se ky është një nga produktet më të mira në botë sot për këtë funksion.

“Do t’ju japë kohë të mjaftueshme për të dalë nga shtëpia juaj, por edhe ti shpëtoni pronat tuaja. Ajo u jep autoriteteve njohuri dhe aftësi për të reaguar më shpejt dhe më me profesionalizëm dhe që të jenë më pro-aktiv ndaj situatës. Në thelb ajo shpëton jetë”, – ka thënë Rittman.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, ajo ofron kohë të mjaftueshme parala. jmërimi para se të ndodhë tërmeti. Rittman thotë se ajo është instaluar në disa vende të botës dhe shihet si e domosdoshme për vende stra. tegjike.

Kjo pajisje lëshon një sinjal deri në 2 minuta para se të ndodhin lëkundjet

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...