A është normale që dikush t’i propozojë partneres në dasmën e dikujt tjetër?

Një dhëndër anonim ka ndarë në rrjetin social Reddit një ngjarje të pakëndshme që i ndodhi vetëm pak javë para dasmës.

 

Vëllai i tij i kishte treguar se dëshironte t’i propozonte të dashurës së tij prej tre vitesh. Madje, ai kishte blerë edhe unazën dhe kishte menduar që propozimi të ndodhte gjatë dasmës së të vëllait. I shokuar, dhëndri anonim ia bëri të qartë se kjo nuk mund të ndodhte, pasi do të ishte mungesë respekti ndaj tij dhe nuses që do të festonin ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre atë natë.

 

Megjithatë, vëllai këmbënguli duke u shprehur se ishte momenti i përshtatshëm për t’i propozuar të dashurës, pasi do të ishin të pranishëm të gjithë njerëzit e tyre të dashur.

 

Pas një diskutimi të gjatë, ku asnjëri prej të dyve nuk ra dakord me tjetrin, dhëndri vendosi që ta hiqte të vëllanë dhe të dashurën e tij nga lista e të ftuarve. Ky vendim shkaktoi debat në familje, por dhëndri thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë të bindur për vendimin që kanë marrë.

 

Sigurisht që kjo është një situatë e vështirë. Propozimet në dasma janë kthyer në një trend të madh dhe videot që qarkullojnë online na kanë bërë të gjithëve të ëndërrojmë, ndonjëherë duke mos menduar fare për çiftin tjetër që supozohet të marrë gjithë vëmendjen, pasi është dasma e tyre. Por a duhet të ndodhin të tilla propozime apo janë mungesë respekti për çiftin që martohet, pasi u vidhet gjithë vëmendja?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...