‘West Side Family’ Po Sjell Një Mbrëmje Tribut, Dedikuar E Gjitha Dr.Florit!

Këngëtari i njohur i “West Side Family”, Dr.Flori, u nda nga jeta në nëntor të vitit 2014, duke lënë një dhimbje e një boshllëk të madh tek të dashurit e tij.

Kolegët dhe miqtë e ngushtë e kujtojnë vazhdimisht Dr.Florin, madje shumë shpejt do të vijnë edhe me një projekt të veçantë dedikuar atij.

Landi Hysi ndau në profilin e tij në Instagram një njoftim ku tregon se më datën 5 mars, në Pallatin e Kongreseve do të mbahet një event special për këngëtarin.

“AI/ Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant.

Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë.

Kam parë dhe po shoh, kam dëgjuar dhe po dëgjoj dhe nuk dua të rrekem të shkruaj bukur, por për mua ai është dhe do mbetet i pazëvendësueshëm.”– shkruan Landi në postimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...