“S’ishte tërmet për t’u shqetësuar”, inxhinierja qetëson qytetarët: Pasgoditjet do vijojnë

188

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo vijon të jetë një zë qetësues për qytetarët shqiptarë, të cilët prej nëntorit jetojnë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit. Bozo ka vijuar edhe sot misionin e saj, duke dhënë edhe disa këshilla të vlefshme.

Ajo tha se lëkundja e mbrëmshme e tërmetit në orën 21:15 minuta ishte një pasgoditje dhe të tilla do të vazhdojnë ende për një kohë të pacaktuar. Bozo theksoi se duhet të bëhet shumë në aspektin e edukimit të qytetarëve për këtë çështje.

“Toka asnjëherë nuk ka për të gjetur paqe sepse kështu është i ndërtuar planeti ynë dhe sistemi diellor i ka këto. Janë fenomene shumë të zakonshme brenda rruzullit tonë tokësor. Rruzulli është i përbërë nga jonosfera që çlirojnë energji të jashtëzakonshme dhe kjo energji shkon drejt pjesës sipërfaqes ku ndodhet korja tokësore.

Lexo edhe:   SHKODËR, “GJUETI THESARI” NË FOKUS FUSHATA E LEXIMIT