Arrestimi i Sadik Batunit u bë në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” Një 24-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Shkodër. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative,
policia zhvilloi operacionin e koduar “Kiras”, ku në pranga përfundoi Sadik Batuni.
Sipas njoftimit të policisë
, gjatë kontrollit në banesë, të riut iu sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krehëra automatiku me 60 fishekë, dy krehëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.
Arrestimi i tij ndodhi në bashkëpunim mes policisë Shkodër me forcën e posaçme “Shqiponjat”.
Prokuroria e Shkodër do të hetojë 24-vjeçarin për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”