Kinezja me biznes në Elbasan flet për Report Tv: Këtu, në Zheijang ka 5 të prekur nga virusi, do vij në Shqipëri

Uejhua Li 46 vjeçe është qytetare kineze që ka hapur prej dy vitesh një biznes në qytetin e Elbasanit.

Në datë 21 janar, në ditët e para të përhapjes së virusit kinez, ajo u largua drejt vendlindjes së saj për pushime me rastin e festimeve të vitit të ri sipas traditës së tyre, ndërsa planifikon që të rikthehet në datë 13 shkurt në Elbasan.

Por si është situata në qytetin e saj dhe a ka të prekur nga virusi? Uejhua Li flet në një intervistë për Report Tv nga Shaoxing, Zheijang në Kinë duke rrëfyer situatën.

“Përshendetje. Unë jam duke folur nga Shaoxing, Zheijang. Ne jemi shumë të sigurtë këtu. Dalim fare pak nga shtëpitë tona. Asnjë nga familjarët e mi nuk është infektuar fatmirësisht.

Unë do të kthehem në Shqipëri në datën që kam planifikuar. Kam informacion se rreth 5 persona janë të prekur në vendin ku unë jetoj. Kam më shumë se dy vite që punoj dhe jetoj në Elbasan ku jam edhe administratore e biznesit tim” tha ajo për Report Tv.

46-vjeçarja jeton në Elbasan me 4 anëtarët e familjes së saj, bashkëshorti, vajza dhe prindërit. Ajo është larguar drejt Kinës në 21 janar dhe do të kthehet në Shqipëri në 13 shkurt. Sot një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina u ndaluan në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por pas kontrolleve rezulton se nuk ishin të prekur nga virusi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...