Ja kush është 49 vjeçari që u përplas nga një makinë në afërsi të fshatit Vrakë në Shkodër…

Ditë aksidentesh në Shkodër. Pas daljes nga rruga të një makine në fshatin Zagorë të M.Madhe, në aksin Shkodër- Hani i Hotit, gjatë mbrëmjes është regjistruar një tjetër aksident.

 

Një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Vrakë, kufiri në mes Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Përsoni i dëmtuar nga përplasja e makinës, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

 

Sipas informacioneve paraprake, personi i aksidentuar është identifikuar si Ilir Ivziku, 49 vjeç. Ndërkohë, policia në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të paqarta të këtij aksidenti.

 

Më datë 29.01.2020, ora 22:30, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur “Ura e Vrakës“, fshati Vrakë, Malësi e Madhe, një mjet ende i pa identifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ka aksidentuar shtetasin I. I. 49 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...