Top Channel padit Delinda Dishën

Aktorja e humorit, Delinda Disha, u bë e njohur për publikun me rolet e saj në emisionin “Portokalli”. Këtë sezon të ri televiziv, Delinda firmosi kontratën e re me “Tv Klan”, duke u bërë pjesë e spektaklit “Klanifornia”.

 

Mirëpo, “Top Channel” e ka paditur aktoren 6 muaj pas largimit të saj. Sipas “Syri.net”, shkak është bërë kontrata e punës së Delindës me “Top Channel”, e cila niste në vitin 2017 dhe përfundonte në vitin 2019. Mirëpo, sipas “Syrit”, Delinda ka paraqitur vetëm kontratën 1-vjeçare 2017-2018, ndërkohë që ka nisur punën e re në “Tv Klan”.

 

Duket se kjo është bërë problem për aktoren, e cila është paditur në Gjykatën e Rrethit në Tiranë nga televizioni “Top Channel”. Megjithatë, Delinda ka zgjedhur të mos reagojë lidhur me këto lajme, ndërkohë që vazhdon të jetë pjesë e “Klanifornias”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...