Çfarë pritet të ndodhë në fund të muajit Mars? Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla japin lajmin

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla sot kanë qenë të pranishëm në Samitin e Nivelit të Lartë PE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, me temë “Ballkani Perëndimor-Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Samiti u organizua dhe kryesua nga Presidenti i PE, David Maria Sassoli dhe në të morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të BP, kryetarët e grupeve parlamentare të PE dhe reporterët e PE për BP.

Ruçi dhe Balla e filluan ditën me takimin me Raporteren për Shqipërinë, Isabel Santos dhe më pas me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

Gjatë takimeve u nënvizua se Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.

Në fjalën e tij në Samit, Kryeparlamentari Ruçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që PE, ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nënvizoi se Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare për integrimin e vendit tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ekskluzive/ E lidhur me Butrint Imerin? Aktorja e njohur shqiptare sqaron të vërtetën

Aktorja Olta Beqiri për herë të parë ekskluzivisht në...

‘Më masakruan’, Robert Aliaj bën rrëfimin shokues: Më çanë lëkurën e më goditën…

Artisti Robert Aliaj Dragot ishte së fundmi i ftuar...

‘Ka ndonjë lek nga BE, apo vetëm foto?’, Rama i përgjigjet qytetarit

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve lidhur me...