“Zonja ju lutem qetësi, mos lëvizni”/ Tërmeti shkund studion e Ora News, Sonila Meço këshillon publikun

225

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi këtë mbrëmje vendin tonë, duke krijuar panik tek njerëzit.

Lëkundjet janë ndjerë goxha edhe në studion e emisionit “Tempora” në Ora Neës, ku publiku është ndjerë i frikësuar. Ndërsa, gazetarja Sonila Meço ka kërkuar që askush të mos lëvizë, pasi kjo shtë këshilla më e mirë në këto raste.

“Është tërmet? Qetësi zonja, ju lutem qetësi, mos lëvizni ju lutem.Kjo është këshilla më e vlefshmë, numër 1 që na japin në këto raste.Qetësi. Sa të marrim pak veten. Vetëm një moment”, shprehet Sonila Meço.

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri, duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e sotme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.