Shkodra, qyteti i te gjitheve…

Shkodra, qyeteti im, qyteti juaj dhe qyteti te gjitheve pasi sapo te shkelni ne kete qytet do ndiheni pjestare i nje familje shekullore me traditat dhe zakonet qe kurre nuk i harron.

 

 

Mikpritja shkodrane tipike per ciltersine dhe respektin ndaj mikun do ju bej qe ta harroni se nga keni ardhur dhe te ndiheni per nje moment pjese e ketij qyeti. Do ju habise me kulturen e saj mijera vjecare ne cdo cep te qytetit. Shkollat, arti, monumentet per lirine, bibliotekat, muzeumet, teatri, sporti, pasioni per fotografine e shume e shume te tjera jane provat e nje kulture te ndertuar nder shekuj nga ky popull.

 

E lagur nga Lumi Buna, Liqeni i Shkodres dhe Lumi Drin shtrihet krenare Kalaja e Shkodres. Ne hyrje te qytetit do te veshtroni menjehere kete zonje te “rande” qe ngrihet gjigante duke ruajtur nga larg qytetin ashtu si “nana” me femijen e saj. Kjo kala qe mbart mbi supe peshen e kohes fsheh edhe legjenden e Rozafes, legjenden e bukuroshes shkodrane qe sakrifikohet per keto mure duke misheruar sakrificat dhe jetet qe mijera luftetare kane lene qe ne sot te mund te shkruajme keto rreshta per t’i falenderuar.

Poshte kalase ndodhet ligjeni i Shkodres, liqeni me i madh ne Ballkan me piken turistike te Shirokes ku do te mund te shijoni peshkun e freket e sidomos “krapin ne tave”. Karaktristike e Shkodres jane edhe shtepiat e vjetra me oborret plot lule. Jane shtepi dykateshe, te ndertuara me gure dhe punime druri ku vemendje te vecante i jepet dhomes se miqve duke rikthyer edhe njehere vemendjen mbi vleren qe shkodranet i kane kushtuar gjithmone mikut nder shekuj.

 

Gatimet tipike me aromat autoktone dhe ndikimet orientale do t’ju shoqerojne gjate gjithe qendrimit ne qytetin tone. Shtrirja gjeografike e Shkodres eshte nje tjeter element i vecante ku vetem 90 km larg ndodhen Alpet e Shqiperise dhe 30 km larg nga ana tjeter ndodhet deti Adriatik me Velipojen.

 

 

Ne Alpet e Shqiperise do te gjeni edhe zonat turistike te Razmes me lendinat e mbuluara me debore gjate stines se dimrit, Thethit me bukurite e natyres se paprekur nga njeriu, Kelmendit me pyjet halore dhe lumejt plot me trofta dhe te gjitha se bashku nen nje emerues te perbashket Gastronomine tipike te ketyre zonave.

 

Pra te dashur miq ta dini se kurdohere te vini ne qytetin tone do te kaloni momente te vecanta nen shoqerine e qytetareve te Shkodres dhe surprizave te tij.
Mire se te vini ne qytetin e te gjitheve…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...