HOROSKOPI JAVOR i astrologut Paolo Fox, 27 janar 2 shkurt 2020

1290

Dashi

Javën tjetër mund të jetë e nevojshme të ndihmoni një bashkëpunëtor ose mik që është në vështirësi. Në dashuri ditët e ardhshme mund të keni vështirësi të shprehni ndjenjat. Ju gjithashtu mund të jeni fshehurazi të dashuruar me dikë, dhe të bëni çmos të mos tregoni asgjë. Ka një konfuzion të madh për momentin, dhe mbase pritja mund të jetë një zgjidhje e vlefshme, për të shmangur zgjedhjet e gabuara. Në periudhën e fundit keni përshtypjen se asgjë nuk është si në të kaluarën, se diçka po ndryshon. Por kjo gjendje sfiduese do t’ju stimulojë. Ndoshta ju do të filloni një biznes të ri? Në çdo rast, përfshihuni sa më shumë, dhe nuk do të zhgënjeheni! Për disa, është fusha e miqësive që do të jetë thelbësore në ditët e ardhshme. Ndoshta një person që nuk e keni takuar për një kohë të gjatë, do të shfaqet.

Demi

Do të jeni jashtëzakonisht bindës në ditët në vijim, do të duhet të shfrytëzoni mundësinë për të imponuar idetë tuaja dhe për të çuar përpara, një nga projektet tuaja. Ju duhet të vazhdoni, edhe nëse hasni pengesa. Edhe pse mund të ndjeheni të trazuar nga ndjenjat tuaja aq shumë, saqë vendosni të ikni. Por për ata që kanë filluar një histori kohët e fundit, mund të rezultojë një gabim, sepse kjo histori ka potencial. Mund t’ju sjellë lumturi. Do të ndiheni të mbërthyer, të detyruar të merrni përgjegjësi të reja kur thjesht dëshironi të ndjeheni rehat, pa bërë asgjë të veçantë. Por edhe nëse nuk ndodh asgjë e re në dashuri, ju mund të jeni të tensionuar sepse do të jetë çështje e marrjes së përgjegjësive të reja në familje, për shembull ndaj një prindi. Dhe nuk do të mund të bëni ndryshe.

Binjakët

Bisedimet, diskutimet dhe shkëmbimet do të jenë qendra e vëmendjes. Do të takoni njerëz që do t’ju dëgjojnë me vëmendje dhe mirësi. Ndërsa të tjerët mund të mos jenë të interesuar për ofertat tuaja. Mos lejoni që zhgënjimi të kërcënojë vetëvlerësimin tuaj. Horoskopi i përjavshëm ju fton t’i kushtoni vëmendje veçanërisht dashursë: dikush mund të bëjë premtime në ajër. Për momentin, është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe vigjilentë. Ju nuk duhet të keni besim në paraqitjet, sepse në fund do të ketë çështje të pashprehura që do të shfaqen përballë një vendimi që do të merrni. Por ju nuk arrini të imponoheni, në punën tuaj, si çift ose si familje. Por pas disa javësh, duke filluar nga muaji prill, diçka e re do t’ju ndihmojë të rimerrni edhe më shumë besim dhe vendosmëri.

Gaforrja

Do të keni një fillim të rëndësishëm të javës dhe fjalët tuaja, madje mund të jenë tepër të forta. Ju mund të jeni shumë të dashuruar dhe mrekulluar me të dashurit tuaj. Kini kujdes që të mos e idealizoni shumë këtë person, mund të zhgënjeheni! Normalisht, gjithmonë prireni të jeni shumë emocionalë dhe të rrëmbeheni nga ndjenjat për personin që doni. Por një shqetësim ose zhgënjim mund t’ju trazojë dhe detyrojë të shihni gjërat për ato që janë. Sidoqoftë, Venusi tek Peshqit është i fuqishëm, është e mundur që ju mund ta zgjidhni këtë dyshim vetë, aq shpejt sa të jeni në gjendje ta shfrytëzoni atë për çiftin, si dhe të gjeni mirëkuptim edhe më të madh.

Luani

Situata ekonomike është mjaft e qetë, nuk ka ndonjë lajm të madh në ditët në vijim. Ndoshta ju jeni në mes të bisedimeve, dhe mund të gjeni një marrëveshje në javët e ardhshme. Në dashuri, duket sikur partneri apo partnerja juaj po bën gjithçka për t’ju bërë xhelozë! Mundohuni të mos e luani lojën e tyre dhe të mos reagoni ndaj provokimeve. E gjithë kjo nuk do të jetë shumë konstruktive për çiftin. Në ditët në vijim është më mirë të veproni në mënyrë racionale, sepse të qenit impulsivë mund t’ju bëjë që të gaboni.

Virgjëresha

Marsi nuk është në aspekt të mirë për momentin, disonanca e tij me Neptunin ju pengon të bëni zgjedhjet e duhura. Gjithashtu, mos vendosni asgjë deri ditën e enjte. Mund të ketë keqkuptime, ose jeni konfuzë dhe rrezikoni të bëni një zgjedhje të gabuar. Sidomos në punë, ju do të keni mundësinë për të patur një qartësi më të madhe të situatës, nëse merrni pak kohë për të reflektuar. Mundohuni të mos i kushtoni shumë rëndësi detajeve. Eshtë një humbje e madhe kohe dhe energjie, por qëndroni të përqendruar në qëllimet tuaja. Edhe në dashuri nuk do të keni një ide të qartë në ditët në vijim, sepse situata është shumë konfuze. Dhe për këtë arsye, është më mirë të mos merrni ndonjë vendim të drejtuar nga ana emocionale. Mund të pendoheni.

Peshorja

Ju mund të mbështeteni në një rimëkëmbje të fortë. Ju jeni të shpejtë, efikasë dhe argëtoheni më shumë se zakonisht në punë. Rezultatet e mira nuk duhet të vonojnë! Vetëm në dashuri prireni të jeni paksa shumë kritikë ndaj njerëzve që doni. I vëzhgoni me një lente zmadhuese dhe vini re çdo defekt, sado i vogël të jetë. Mundohuni të falni pak më shumë! Planifikoni angazhimet tuaja, ka vetëm aspekte pozitive nëse mund të shfrytëzoni momentin aktual. Lidhja mes Saturnit dhe Plutonit është ende aktive: ankthet, frikërat e fshehta mund t’ju kushtëzojnë. Por përpiquni të përqendroni vëmendjen tuaj në atë që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë në këtë moment.

Akrepi

Edhe nëse ndiheni të destabilizuar, përpiquni të mos mërziteni nga mendimet negative. Asnjëherë mos harroni se pozitivja tërheq pozitiven. Planeti i dashurisë është i favorshëm, por ndodhet në një aspekt të veçantë për Marsin këtë javë. Eshtë e mundur që partneri juaj të ketë një qëndrim provokues dhe ju shqetëson shumë. Por mos lejoni që të ndikoheni nga disa momente tensioni: harmonia e Venusit dhe Jupiterit së shpejti do t’ju ndihmojë të gjeni një mirëkuptim. Ju vlerësoni diskrecionin, konfidencialitetin, ndërsa kërkoni provën e dashurisë. Sidoqoftë, nuk është e thjeshtë të plotësohen pritshmëritë tuaja. Një arsye për tensionin mund të jetë xhelozia tipike e Akrepit.

Shigjetari

Horoskopi i javës sinjalizon disonancën midis Marsit dhe Neptunit. Mund të keni ndjesinë sikur nuk keni mjaftueshëm. Ose mund të flisni shumë dhe mund të thoni diçka të tepërt. Ose veproni në një mënyrë që nuk është shumë konvencionale dhe që i bën të tjerët të mos ndjehen rehat. Por është shumë e mundur që ju të mos e kuptoni. Në çdo rast, energjia juaj e madhe do t’ju japë gjithashtu mundësinë për të demonstruar bujarinë tuaj. Do të jeni shumë të vëmendshëm ndaj të tjerëve, qofshin kolegët ose të dashurit tuaj. Kjo javë premton të jetë e komplikuar emocionalisht, por duhet t’ju ndihmojë të keni një vetëdije të rëndësishme për marrëdhëniet tuaja.

Bricjapi

Horoskopi javor është me fat, asnjë problem nuk mund t’ju ngadalësojë, do të keni një zgjidhje për gjithçka. Takimi midis Venusit dhe Neptunit mund t’ju ndihmojë të shprehni më shumë ndjenjat. Do të keni mundësinë të përfshiheni më shumë dhe ta lini veten në krahët e partnerit tuaj. Po e çlironi veten nga një model që ka qenë gjithmonë i pranishëm në jetën tuaj. Horoskopi 2020 tregon që ky do të jetë një vit shumë i rëndësishëm, në të cilin do të keni mundësinë të hiqni qafe kufizimet e shumta që janë pjesë e së kaluarës tuaj.

Ujori

Do të keni një intuitë të mirë që do të përpiqeni ta vini në praktikë menjëherë. Do të jetë një javë e ngarkuar, ndoshta shumë për të tjerët që janë afër jush. Sido që të jetë, gjëja e rëndësishme e javës së ardhshme do të jetë të shmangni të gjitha format e stresit, dhe të gjeni një mënyrë për ta hequr qafe atë duke u marrë me sport, ose duke u shpërqendruar dhe shpenzuar energjinë tuaj në një mënyrë tjetër. Atmosfera është shumë më pak elektrike se javën e kaluar. Tani është koha për të analizuar ngjarjet e fundit dhe të përpiqeni të arrini diçka pozitive për të ardhmen tuaj. Eshtë e mundur që dikush insiston shumë. Edhe nëse vërtet ju pëlqen ky person, është më mirë të merrni kohën e duhur për të reflektuar.

Peshqit

Disa njerëz që janë pranë jush, nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa t’ju ndihmojnë. Mos hezitoni të pranoni, sidomos të mos e mbingarkoni veten me angazhime. Do të bëni një punë më të mirë me të tjerët sesa vetëm. Për më tepër, sipas horoskopit të javës së ardhshme, ekziston rreziku që të keni tensione të mëdha me partnerin, ose një nga të dashurit tuaj. Përpiquni të mos mbylleni në bindjet tuaja dhe të pranoni përballjen. Do t’ju kërkohet një favor dhe disa do ta kenë shumë të vështirë të refuzojnë, edhe nëse kanë planifikuar diçka tjetër. Por a është me të vërtetë e drejtë të ndryshoni planet e tua për të tjerët dhe viheni në dispozicioin të tyre, pa menduar për veten dhe nevojat e tua?