Historia e çm endur e brazilianit që ‘mahniti’ botën, 24 vite karrierë si su lmues me 0 gola të shënuar

Carlos Henrique Kaiser e njohin në Brazil si futbollisti që nuk dëshironte të luante futboll, një sulmues fals.

Dëshira e Carlos ishte që të fitonte para nga futbolli por jo të kontribonte për të. Historia e tij është e thjeshtë, 24 vite karrierë, 0 minuta në fushë, e për rrjedhojë asnjë gol apo asist. Si është e mundur? Edhe kjo e thjeshtë për tu kuptuar. Kaiser kishte shumë miq futbollistë dhe menaxherë të cilët e promovonin si një talent të së ardhmes.

Në këtë mënyrë klubet shyeheshin të nënshkruanin me të fal reklamës që i bëhëj. Plot 9 klube nënshkruan me të për 24 vit, por asnjëherë nuk zbriti në fushë, me justifikimin se ishte dëmtuar në stërvitjen e fundit.E vetmja herë që ka qenë afër për tu futur në lojë, ishte kur pronari i klubit Brazilian, Vasko de Gama ka kërkuar personalisht që me çdo kusht të futet në lojë.

Gjatë nxehmjes para ndeshjes Kaiser duke mos parë rrugë dalje ka provokuar tifozët kundërshtar e më pas i ka gjuajtur me top. Momenti u pikas nga arbitri që më pas e largoi me karton të kuq pa nisur takimi. Kur e ka pyetur pronari i ekipit se përse reagoi ashtu ai iu është përgjigjur se tifozët ia kanë ofenduar babanë e dytë, e që në këtë rast ishte pronari i klubit.

Kjo bëri që pronari t’ia zgjatë kontratën edhe për 6 muaj të tjerë. Dhe kështu Carlos Henrique Kaiser, sot 56 vjeç, hyri në histori si sulmuesi që “mahniti” botën e futbollit me mashtrimet e tij./Kosovari.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...