E bija feston ditëlindjen, Arditi i organizon festën surprizë si në përralla

Ditën e djeshme vajza e moderatorit të njohur, Ardit Gjebreas, Ana, ka festuar ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 11 vjeç dhe për të festuar Arditi i kishte organizuar festën surprizë si në përralla. Ndonëse në kushte shtëpie, gjithçka ishte menduar deri në detaje dhe të ftuar ishin vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Moderatori ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video nga festa e ditëlindjes, ku shihet ambienti familjar i zbukuruar pikërisht për këtë rast. Në sy bie një tortë gjigante ku lexon “Gëzuar ditëlindjen Ana’ së bashku me numrin 11.

Po ashtu e gjithë shtëpia ishte mbushur me foto të printura të vogëlushes, me tollumbace dhe fije zbukuruese në ngjyrë të artë. Ana ka marrë shumë urime në ditën e saj të lindjes, të cilat e kanë lumturuar akoma më shumë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img