Dritë shprese në Turqi/ 5-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 24 orësh

161

Një dritë në fund të tunelit ka krijuar shpresë në Turqi. 24 orë pas tërmetit 6.9 ballë që goditi Elazingun, grupet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë gjallë nga gërmadhat një fëmijë të vogël.

 

Pamjet e shpëtimit kanë bërë xhiron e rrjetet, ndërsa shihet që një zjarrfikës e mban në krahët e tij dhe e dërgon në barrelë. Fëmija është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Kryetari i Ankara Metropolitan Mansoor Slow tha për mediat se: “Vendi ynë ka një lajm të mirë në këto momente kur e kemi zemrën e ngrirë. Ne kemi marrë lajmin se zjarrfikësit e ekipeve tona dhe xhandarmëria kanë shpëtuar nga rrënojat një 5 vjeçare. Ndjejmë një lumturi të madhe”.

 

Ndërkohë, grupet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e të bllokuarve në banesat e shembura, por moti nuk i favorizon aspak, duke qenë se temperatuarat janë -5 gradë celsius.