Bëhuni gati të paguani! Tarifat e ujit në Shqipëri do rriten me 75%

Ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve që mbështeten prej vitesh nga buxheti i shtetit për shkak të performancës së tyre negative financiare parashikohet që në vitet e ardhshme bashkë me masat e mirëmenaxhimin të aplikojnë edhe tarifa më të shtrenjta ndaj konsumatorëve.

 

Një strategji kombëtare për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve 2020-2030 e nxjerrë nga qeveria për konsultim argumenton se shumica e ndërmarrjeve nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre ndërkohë që kjo mund të përmirësohet me rishikimin e çmimit të ujit.

 

Sipas strategjisë përballueshmëria për një rritje të tarifave mbetet ende e lartë çka do të thotë që se ende hapësirë për t’i rritur. Për këtë si referencë shërben një studim i vitit 2015 ku thuhet se fatura e ujit zë mesatarisht 2.2 për qind të shpenzimeve në një familje shqiptare nga 5 që është tavani i vendosur.

 

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme: Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto; politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” thuhet në dokument.

 

Strategjia parashikon një rritje prej 75% të tarifës së ujit nga viti 2019 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive UK. “Sidoqoftë, rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë pasi tarifa mbetet nën pragun e përballueshmërisë (vija e kuqe) gjatë gjithë periudhës, madje mbetet e tillë edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulta (vija e zezë).

 

Për më tepër, tarifa mesatare (vija blu) mbetet tre herë më e ulët se pragu i përballueshmërisë, duke theksuar se ka ende hapësirë për të rritur tarifat me qëllim përmirësimin e performancës financiare të shoqërive, pa shkaktuar probleme të përballueshmërisë. Kështu që, tarifat mund të bëhen një burim financimi i rëndësishëm për sektorin në të ardhmen dhe të mbështesin zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Sektorit UK” vlerëson dokumenti i qeverisë. /monitor

Horoskopi 31 janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Është koha për të folur me zemër dhe për të komunikuar me dashuri. Marrëdhëniet tuaja me vëllezërit e motrat forcohen dhe kontaktet tuaja me...

Kujtim Gjuzi e thotë: Olta Gixhari e meriton të fitojë BBV sepse është pro…

Kujtim Gjuzi na qenka një fans i zja rrte i aktores Olta Gixhari në Big Brother Vip. Përmes një postimi në Facebook ai u...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Studentja shqiptare e mjekësisë merr pjesë në “Miss Connecticut USA”: Nëse ke vullnet i bën të gjitha

Emanuela Stakaj është studentja e shkencave të bio-mjekësisë që...

Ende ka mbetur kohë, por kush mendoni se e fiton ‘Big Brother’ Olta apo Luizi?

Varianti i parë është që fituesi i këtij edicioni...