Shqipëria ndër vendet më të korruptuara, lë pas ‘vetëm’ Somalinë

201

Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë një vend i korruptuar. Këtë e thotë dhe raporti i organizatës ndërkombëtare Transparency International. Sot organizata publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019. Në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e 106, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

 

Që korrupsioni në vend është rritur tashmë nuk janë vetëm deklarata të opozitës apo perceptime kafenesh, por gjithçka ‘matet’ me metrin dhe syrin e ndërkombëtarëve.

 

Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

 

Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

 

Kosova, në indeksin e sivjetmë, radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

 

Dy vendet që paraqiten në pozita të mira në rajonin tonë është Mali i Zi dhe Serbia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63. Ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91.

 

Në aspektin global, raporti tregon se katër vende të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë treguar performancë më të keqe në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar – në mesin e tyre: Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Gjermania dhe Japonia nuk kanë treguar asnjë përmirësim, ndërsa vetëm Italia ka marrë një pikë më shumë.

 

Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar: Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda.